Blinken viziton Izraelin për të tretën herë: Armëpushimi po jep rezultate, shpresoj të zgjasë sa më shumë

30/11/2023 11:41

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken është takuar sot në Tel Aviv me Presidentin izraelit Isaac Herzog.

Blinken po viziton rajonin për herë të tretë që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas më 7 tetor.

“Ne kemi parë gjatë javës së fundit një zhvillim shumë pozitiv të pengjeve që kthehen në shtëpi, duke u ribashkuar me familjet e tyre,” tha Blinken gjatë takimit.

“Ka mundësuar gjithashtu një rritje të ndihmës humanitare për t’u shkuar civilëve të pafajshëm në Gaza, të cilët kanë nevojë dëshpërimisht për të. Kështu që ky proces po jep rezultate. Është e rëndësishme dhe ne shpresojmë se mund të vazhdojë”, u shpreh ai.

Blinken tani po zhvillon bisedime me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe më vonë do të takohet me presidentin palestinez Mahmud Abbas në Ramallah.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA