OBSH: Të mbrohet infrastruktura shëndetësore e Gazës

29/11/2023 20:59

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje për mbrojtjen e infrastrukturës shëndetësore të Gazës nga çdo betejë e mëtejshme.

Spitalet janë bërë një pikë kyçe në konflikt, me Hamasin që pretendon se Izraeli ka shënjestruar qëllimisht civilët brenda, ndërsa Izraeli nga ana tjetër që pretendon se Hamasi ka ndërtuar qendra komandimi brenda dhe përreth fakulteteve të mëdha mjekësore.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se vetëm 15 nga 36 spitalet e Gazës ishin ende në funksion, megjithëse plotësisht të mbingarkuar.

Nga 25 spitalet në veri të Wadi Gazës para fillimit të konfliktit, vetëm tre funksionojnë në nivelin më bazë, por atyre u mungon karburanti, uji dhe ushqimi. Kapaciteti i mbetur i sistemit shëndetësor duhet të mbrohet, mbështetet dhe zgjerohet”- tha Dr Tedros.

Ai paralajmëroi gjithashtu përhapjen e sëmundjeve infektive në të gjithë enklavën.

“Me mbipopullimin, rreziqet po rriten për epidemitë e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes, diarre akute me ujë, hepatit, zgjebe, morra dhe sëmundje të tjera”, tha më herët shefi i OBSH-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA