Kompania teknologjike Amazon ka njoftuar krijimin e një chatbot-ti të mundësuar nga inteligjenca artificiale (AI).
Roboti i quajtur “Q”, do të ndihmojë bizneset me detyrat e përditshme logjistike si përmbledhja e dokumenteve të gjata ose bisedave në grup, duke rritur kështu produktivitetin e punonjësve, sipas BBC.
Amazon u shpreh se do të mbrojë kompanitë që do të përdorin robotin me të drejtat e autorit që lindin nga përdorimi i tij.
Chatbot-i gjithashtu mund t’u përgjigjet pyetjeve të klientëve, të gjenerojë grafika, të analizojë të dhëna dhe të ndihmojë bizneset me nevojat e tyre.
Gara midis gjigantëve të teknologjisë për të përfshirë në aplikacionet e tyre edhe AI është ndezur pasi Microsoft investoi shumë në ChatGPT.
Në shtator, Amazon tha se do të investonte deri në 4 miliardë dollarë për të bashkëpunuar me një kompani të AI, “Anthropic”. Kjo kompani e krijuar nga ish-anëtarë të stafit të OpenAI, zotëron edhe “Mechanical Turk”, një shërbim që ofron trajnime të modeleve të AI.
Kjo risi teknologjike vjen një vit pasi OpenAI me ChatGPT tronditën tregun, duke krijuar kaos tek kompanitë që kërkonin ta përshtatnin atë.
Top Channel