Qëndroi në qendrën e azilantëve në Angli/ Agimi: “Brook House” ishte burg, rrinim bashkë me kriminelë! Oficerët na dhunonin

28/11/2023 14:06

Një shqiptar që ka qëndruar për disa muaj në një qendër azilantësh në Angli tregoi për “Shqipëria live” kushtet e këqija, me të cilat ai dhe emigrantët e tjerë përballeshin.

Shtetasi shqiptar me pseudonimin Agim (nuk do të tregojë emrin e vërtetë) pretendon se në qendrën “Brook House”, emigrantët ishin në të njëjtin vend me kriminelë dhe ambienti ishte si një burg i sigurisë së lartë.

“Kam shkuar në atë qendër në orën 23:00, në 9 qershor. Vetëm strukrura e atij vendi është si burg i vërtetë. Duhet të kalosh 4 dyer hekuri. Ka masa të rrepta sig sikur ne të ishim kriminelët më të mëdhenj. Nuk mendoj se është normale për një azilantë të trajtohet si kriminel. Dhomëne  ndaja me një tjetër. Ushqimi është katastrofë. 13 orë qëndroje në izolim, shpesh përdoret forcë e panevojshme nga oficerët. Kur duhet të depërtohet dikush, vinin 10-15 oficerë, e merrnin me dhunë. Shumica aty ishin shqiptarë. Aty ka pasur edhe kriminelë dhe ne na linin në të njëjtën vend me ta. Jemi trajtuar njësoj si ata”.

Sipas Agimit, edhe avokatët shqiptarë në Angli abuzojnë me emigrantët shqiptarë.

“Shumica e avokatëve shqiptarë përfitojnë. Abuzojnë me shqiptarët aty”.

Agimi thotë se gjatë qëndrimit aty brenda ka parë persona që kanë vrarë veten apo kanë tentuar të vrasin veten. Sipas tij, për shkak të dhunës dhe kushteve të këqija, të gjitha emigrantët përjetojnë depresion, por nuk u ofrohen psikologë.

“Në një vend të atillë ku trajtohesh në mënyrë çnjerëzore, përjeton dhe depresion. Ne u munduam të ndihmonim njëri-tjetrin. Të thoshin se duhet të flasësh me oficerët, ata na i sillnin si psikolog. Por, asnjë nuk kishte trajnim për psikolog.

Ka pasur njerëz që mendonin vetëvrasjen, kanë prerë damarët, kanë tentuar të vetëdigjen, kanë tentuar të presin veten në stomak ose gjoks. Aty, sikurse e thashë, kalon në depresion, edhe sikur të jesh njeriu më i lumtur në botë”.

Agimi iku nga Shqipëria sapo mbaroi shkollën e mesme me profil IT dhe Ekonomik. Në gusht të vitit 2019, ai mbërriti në Angli me kamion, ku punoi në të zezë përkundrejt një page minimale. Tri vite më pas, iu refuzoi azili dhe u dërgua në qendrën e emigrantëve. Falë ndihmës së familjarëve, Agimi ia doli të dalë nga qendra e emigracionit në fund të tetorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA