Një argjendari është grabitur këtë të martë në rrugën “Nënë Tereza” në Kamëz rreth orës 17:15 nga tre persona të maskuar.
Sipas policisë, nën kërcënimin e një arme zjarri automatik, ata kanë marrë disa bizhuteri në argjendarinë e shtetases E. S. dhe më pas janë larguar me një automjet tip “BMW”.
Janë ngritur pikat e përkohshme kontrolli në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër.
Ende nuk dihet se cilët janë autorët dhe nëse kanë precedentë të mëparshëm kriminal.
Për këtë ngjarje është krijuar një grup i posaçëm hetimor me specialistë të strukturave të luftës kundër krimeve të rënda, ndërsa po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e autorësisë së grabitjes.
“Më datë 28.11.2023, rreth orës 17:15, në rrugën “Nënë Tereza”, tre persona të maskuar, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri automatik, kanë marrë disa bizhuteri në argjendarinë e shtetases E. S., dhe më pas janë larguar me një automjet tip “BMW”. Shërbimet Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pikat e përkohshme të kontrollit në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër. Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor me specialistë të strukturave të posaçme të luftës kundër krimeve të rënda. Grupi hetimor mbi bazën e të dhënave të administruara po punon për zbardhjen e dokumentimin e autorësisë të kësaj ngjarje“, thekson policia.
Top Channel