Faqja më e klikuar në Internet, Google, ka vendosur në mesin e saj Flamurin kuqezi që valëvitet, në nder të shpalljes së pavarësisë të Shqipërisë.
Ky ndryshim shihet vetëm nga shqiptarët që janë brenda territorit të Shqipërisë, ndërsa ata që janë në trojet e tjera shqiptare apo kudo nëpër botë, nuk munden ta shohin këtë.
Sot Shqipëria feston 111 vjetorin e pavarësisë. 111 vjet më parë në Vlorë përfaqësues të vilajeteve shqiptare e shpallën Pavarësinë e shtetit shqiptar.
Kuvendi Kombëtar i Vlorës, mbledhjen e tij të parë e mbajti më 28 nëntor 1912, me aktin e shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar nga Perandoria Osmane. Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë ishte kurorëzim i përpjekjeve shekullore dhe luftërave të pareshtura që bënë shqiptarët për çlirimin e vendit.
Top Channel