Dhjetë persona të vdekur nga stuhitë në Ukrainë, mijëra të tjerë shpëtojnë nga Odesa

28/11/2023 10:18

Dhjetë persona kanë vdekur nga stuhitë e borës në Ukrainë, tha sot në një deklaratë ministri i Brendshëm Ihor Klymenko.

Erërat e ftohta dhe stuhitë kanë përfshirë Ukrainën që nga e diela, duke ndërprerë energjinë dhe duke bllokuar rrugët, veçanërisht në jug.

“Si rezultat i përkeqësimit të kushteve të motit, 10 njerëz vdiqën në rajonet Odesa, Kharkiv, Mykolaiv dhe Kiev”, shkroi Klymenko në aplikacionin Telegram.

“Njëzet e tre persona u plagosën, duke përfshirë dy fëmijë. Gjithsej 411 vendbanime në 11 rajone kishin humbur energjinë dhe më shumë se 1,500 automjete duhej të shpëtoheshin”, tha Klymenko.

Oleh Kiper, guvernator i rajonit të Odesës, ku pesë persona kanë vdekur si pasojë e motit të lig, tha se pothuajse 2.500 persona janë shpëtuar pasi ishin bllokuar nga bora.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA