Izraeli po negocion me Hamas për të zgjatur dhe për disa ditë armëpushimin me qëllim këmbimin e disa pengjeve të tjera.

Diskutimet janë njoftuar nga kryeministri I Izraelit, Benjamin Netanyahu gjatë një bisede telefonike që ai zhvilloi me presidentin amerikan, Joe Biden. Por kjo sipas kreut të qeverisë izraelite nuk do të thotë se do të ketë ndalim të luftimeve në Gaza. Izraeli tha Netanyahu, do ta vazhdojë me të gjithë fuqinë luftën kundër Hamasit, raporton Deutsche Welle.

Ndërkohë nga ana tjetër, shtëpia e bardhë në një deklaratë për shtyp njoftoi se SHBA përshëndet lirimin e pengjeve gjatë ditëve të fundit dhe se do të angazhohet që të tjerë njerëz të shpëtohen. Zgjatjen e armëpushimit synon ta zgjasë dhe organizata terroriste e Hamas, me qëllim lirimin e të tjerë të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite.

Një hap i tillë është vlerësuar edhe nga Franca. Ministrja e Jashtme franceze, Catherine Colonna tha për televizionin BMF se arritja e një tjetër marrëveshje do të ndikonte që dhe pengjet francezë të liroheshin nga Hamas.

Sipas marrëveshjes së negociuar me ndihmën e shtetit të Katarit, gjatë katër ditëve të armëpushimit, do të lirohen 50 pengje në këmbim të 150 të burgosurve palestinezë. Deri më tani Hamas ka liruar 40 prej tyre, ndërsa pjesa tjetër pritet të lirohet këtë të hënë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA