Si nënë Idajetja gjen rrallë në pragun e festave kombëtare të nëntorit.
Ftesës për të valëvitur flamurin në çdo ballkon nuk i janë përgjigjur në masë shqiptarët. Edhe mundësitë ekonomike i kufizojnë në shpenzime.
“Bleva një flamur të vogël 500 lekë”
Prej 30 vitesh, Vjollca Çela ka një dyqan suveniresh në kryeqytet. Ajo zbulon se familjet në Shqipëri kanë interes në rënie për simbolet kuqezi, ndërsa shitjet më të mëdha janë kryer për fëmijët të detyruar nga aktivitetet shkollore.
“Flamuj nuk blejnë, edhe pse duhet ta kenë të gjithë nga një të varur në shtëpi. Nuk ka pasur shitje, më shumë kemi shitur bluza me shqiponjë, kapuç, shall, flamuj dore që i merrnin nxënësit e shkollave”, tha shitësja Vjollca Çela.
Blerësit më dorëlëshuar janë emigrantët, të cilët edhe nga malli e shfaqin hapur krenarinë për vendlindjen. Për të festuar 28-29 nëntorin ka të rinj që jetojnë jashtë Shqipërisë që kanë porositur gjyshen ti dërgojë veshje kuq e zi…
“Më ka thënë nipi për dy bluza me flamurin, do ja dërgoj se të tria vajzat që kam jetojnë në Francë e do e festojnë andej. Unë me plakun ç’të festojmë? Vetëm, pa fëmijët… kemi vënë thjesht një flamur të vogël”, tha gjyshja.
Patriotizmi po shpaloset edhe më shumë në rrjete sociale, prindër që postojnë fotot e fëmijëve me simbole kombëtare, por që nuk mungojnë edhe thirrjet që dashuria për vendin të mos jetë vetëm përgjatë dy festave, por çdo ditë me përpjekjet për të përmirësuar jetesën këtu.
Top Channel