Musk kërcënoi së fundmi se do të padisë organizatën e monitorimit të mediave “Media Matters” dhe të tjerë që sulmuan platformën e tij të medias sociale X, pasi disa kompani të mëdha amerikane vendosën të ndalin reklamat në këtë rrjet ku ato shfaqeshin përkrah materialeve antisemite. Musk dhe kompania X janë vendosur në epiqendër të vëmendjes gjatë kësaj jave për shkak të materialeve antisemite dhe raciste që u përhapën në këtë rrjet që kur ai e bleu në vitin 2022. Rikujtojmë, se startup-i xAI i inteligjencës artificiale të Musk do të integrohet në platformën e tij të mediave sociale X dhe gjithashtu do të jetë i disponueshëm si një aplikacion i pavarur. Miliarderi i teknologjisë tha gjithashtu se xAI lëshoi modelin e tij të parë të AI, një bot të quajtur Grok, pasi e bëri atë të disponueshëm për të gjithë abonentët X Premium+.
OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud

