Një 60-vjeçar është plagosur me thikë këtë paradite në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 14, në zonën e Shkozetit, kur Gëzim Dika është përfshirë në një konflikt me 54-vjeçarin me iniciale E.Ç.  60-vjeçare është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë, pas sherrit që degradoi në përdorimin e armëve të ftohta, është shoqëruar në polici autori i dyshuar.

Nga hetimet e para rezulton se shkak i konfliktit mes palëve është një lidhje mes të plagosurit dhe vajzës së autorit të dyshuar. Familja e 54-vjeçarit e ka kundërshtuar fort këtë lidhje dhe është detyruar të mbajë vajzën larg 60-vjeçarit. Kjo situatë e ka rënduar më tej konfliktin mes tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA