Një 37-vjeçar është vënë në pranga pasi ka shitur tre automjete të marra me qira në Elbasan.

37-vjeçari në bashkëpunim me dy të tjerë të cilët janë punonjës së Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor Elbasan (DRSHTRR), kanë hequr GPS dhe falsifikuar dokumentet mbi pronësinë dhe dokumentet e tjera, i kanë shitur kundrejt vlerës 20 mijë euro.

Në kuadër të operacionin policor të koduar “Fraud”, dy punonjësit e DRSHTRR R. L., 25 vjeç dhe I. B., 33 vjeç janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre. Tre automjetet janë sekuestruar nga Policia, bashkë me tre celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA