25/11 08:36
Katari njoftoi se 13 pengje të tjera izraelite dhe 39 të burgosur palestinezë do të lirohen mbrëmjen e sotme, pas një vonese të mëparshme.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të vendit tha se “pengesat u kapërcyen” nëpërmjet komunikimit katar-egjiptian me të dyja palët.
“Sonte 39 civilë palestinezë do të lirohen në këmbim të lirimit të 13 të burgosurve izraelitë nga Gaza“, njofti Majid Mohammed Al Ansari.
Ai shtoi se shtatë të huaj, jashtë parashikimeve të marrëveshjes do të lirohen.
Hamasi deklaroi se “përkrah vlerësimin e tij” ndaj Egjiptit dhe Katarit për sigurimin e vazhdimit të armëpushimit të përkohshëm me Izraelin.
Top Channel