Zyrtari palestinez: Izraeli do të lirojë sot 39 të burgosur

24/11/2023 11:42

Një zyrtar palestinez pohoi se Izraeli do të lirojë 39 të burgosur këtë të premte si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit të rënë dakord me Hamasin.

Komisioneri palestinez për të burgosurit, Qadura Fares, tha se grupi do të përbëhet nga 24 gra dhe 15 djem adoleshentë nga Bregu Perëndimor.

Ata do t’i dorëzohen Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në burgun ushtarak Ofer të Izraelit rreth orës 16:00 me orën lokale.

“Pasi Kryqi i Kuq të pranojë të burgosurit (palestinezë), ata nga Jeruzalemi do të shkojnë në Jerusalem dhe ata nga Bregu Perëndimor do të mblidhen në këshillin komunal të Betunias, ku do të presin familjet e tyre”, tha Fares.

Si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit, Izraeli do të lirojë gjithsej 150 të burgosur gjatë armëpushimit katërditor në këmbim të 50 pengjeve të mbajtura në Gaza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA