Tiranë/ Mashtruan një biznesmen dhe i morën shuma të mëdha parash, arrestohen dy persona dhe një në kërkim
24/11/2023 10:12
Dy persona janë vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim për mashtrim në Tiranë.
Në kuadër të operacionit të koduar “Repeat”, u zbulua se shtetasit A. Gj., 19 vjeç, R. B., 25 vjeç nga Elbasani të dy të arrestuar dhe F. L., 25 vjeç, i shpallur në kërkim kanë tentuar të mashtrojnë një biznesmen, duke iu prezantuar atij si përfaqësues të një personi publik, për të përfituar shumën 50 000 euro.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 8250 euro, 25 mijë lekë, 1 automjet dhe 1 aparat celular. Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të tyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel