Tirana vishet kuqezi/ Veliaj: Shihemi më 28 Nëntor në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

24/11/2023 10:11

Godina e Bashkisë së Tiranës është veshur me një flamur kuqezi me rastin kremtimit të 111-vjetorit të Pavarësisë.

Në shumë shtëpi shqiptarët kanë menduar të nxjerrin një flamur Kuq e Zi që valëvitet në dritaret e tyre. Përmes një postimi në rrjete sociale,

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj fton qytetarët që t’i bashkohen paradës kuqezi më 28 nëntor në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Mirëmëngjes nga Tirana e veshur kuq e zi. Shihemi më 28 Nëntor në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ora 11:00“, shkruan Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA