Një 29-vjeçar është arrestuar për shpërndarje droge në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës.
Në kuadër të megaoperacionit “Tempulli” u bë e mundur kapja e tij, ku gjatë kontrollit fizik në lagjen “Dergut”, i është gjetur një sasi lënde e dyshuar kanabisi, gati për shtije.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij, janë gjetur një tjetër sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza dhe qese farmaceutike për paketimin e tyre. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe celularin e 29-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Top Channel