Shërbimi gjeologjik në Brazil deklaron se ka zbuluar një specie të re të dinozaurëve, një kafshë të shpejtë që kishte jetuar në shkretëtirë gjatë periudhës së hershme të Kretakut.

Specia e re, e quajtur Farlowichnus rapides, ishte një kafshë e vogël mishngrënëse e gjatë 60-90 centimetra, sipas hulumtuesve. Zbulimi u publikua në revistën shkencore, Cretaceous Research.

“Nga një distancë e madhe në mes të gjurmëve të këmbëve që kemi gjetur, është e mundur të konkludohet se ai ishte një zvarranik shumë i shpejtë që vraponte nëpër shkretëtirë”, tha Shërbimi gjeologjik përmes një deklarate.

Periudha e hershme e Kretakut daton nga 100 deri në 145 milionë vjet më parë. Fosilet e dinozaurëve në Brazil fillimisht u gjetën në vitet ’80 nga prifti dhe paleontologu italian, Giuseppe Leonardi, në qytetin Ararakuara, në shtetin e Sao Paolos.

Leonardi duroi një nga mostrat e gjurmëve që u gjetën në formacionin e quajtur Botukatu, që është një grup shkëmbinjsh që është formuar nga shkretëtira e lashtë, për Muzeun e Shkencave të Tokës më 1984.

Gjurmët që janë gjetur në Brazil dallojnë nga gjurmët e gjetura të dinozaurëve në pjesë të tjera të botës, ka thënë paleontologu i Muzeut të Shkencave të Tokës në Brazil, Rafael Costa. /REL

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA