Një 53-vjeçar ka aksidentuar një të mitur me motomjet në Gjirokastër.
53-vjeçari I. Gj nga Gjirokastra ditën e djeshme po ngiste motomjetin e tij në rrugën “Vasil Laboviti”, në momentin kur përplasi një 17-vjeçare, e cila është nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Po ashtu në pranga është vënë një 38-vjeçar nga Përmeti, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Çarçovë-Përmet”, në afërsi të fshatit Kaludh, automjeti që drejtonte, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë, është dëmtuar pasagjeri në këtë automjet, shtetasi S. K., 49 vjeç, banues në Përmet, i cili është në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel