Ishte në kërkim për shitje droge, arrestohet një 27-vjeçar në Korçë

24/11/2023 14:00

Një 27-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për shitje droge në Korçë, është vënë në pranga.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka caktuar për 27-vjeçarin masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. 27-vjeçari J. Xh ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Knock down 2”, të finalizuar më datë 28 tetor 2022, pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ushtronte aktivitetin kriminal në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel