Draft-statuti për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, i dorëzuar javë më parë nga një delegacion perëndimor në Prishtinë e Beograd e që ende nuk është bërë publik, nuk është më i miri i mundshëm, e pohuar kjo nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla.
Ajo rrëfeu se propozimi bart në vetvete edhe mjaft sfida. E megjithatë, sipas shefes së diplomacisë kosovare, ai nuk ofron asnjë lloj autonomie për veriun e Kosovës. Pavarësisht të metave, Gërvalla e cilësoi draftin një bazë të mirë mbi të cilën mund të punohet dhe i garantoi qytetarët se institucionet e Kosovës nuk do të pranojnë një plan që dëmton shtetin.
“Drafti nuk ofron asnjë lloj autonomie për veriun e Kosovës dhe nuk është e drejtë të shtrohet pyetja përse ai po mbahet i fshehtë, sepse përgjigja nuk varet nga ne. Po të ishte për ne, do ta kishim publikuar menjëherë, por kjo është kërkesa e atyre që ndërmjetësojnë procesin e negociatave. Ai nuk është shumë i mirë, por respekton mjaft prej shqetësimeve që ne kemi ngritur në të kaluarën dhe mendoj se përbën një bazë e mirë për të punuar më të”, citohet të ketë thënë Gërvallë.
Më tej, ajo kërkoi të bëhet pak më shumë durim lidhur me këtë çështje, ndërsa shtoi se për shkak të ujdisë me aleatët, nuk mundej as të tregonte nëse Prishtina zyrtare i ka dërguar BE-së komentet e saj mbi draftin në fjalë.
Top Channel