I vuri flakën banesës ku jetonte me bashkëshorten, arrestohet një 77-vjeçar në Gjirokastër
23/11/2023 14:58
Një 77-vjeçar është arrestuar pasi i ka vënë zjarrin banesës ku jetonte me bashkëshorten e tij në fshatin Mashkullorë të Gjirokastrës.
Po ashtu në fshatin Kalivaç, Memaliaj ka nisur procedimi në gjendje të lirë për një 52-vjeçar, pasi dyshohet se ka vjedhur në banesën e një 58-vjeçari K.S një armë gjahu, të cilën ky i fundit e posedonte me leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel