I dënuar me 10 vite burg, vihet në pranga 65-vjeçari në kryeqytet (Emri)
23/11/2023 16:28
Musa Rama, i dënuar me 10 vite burg, është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, u bë e mundur vënia në pranga e 65-vjeçarit në kryeqytet.
Ai ka kryer disa vepra penale, për të cilat ka marrë edhe dënimin.
Gjykata e Apelit në Tiranë e ka dënuar Musa Ramën për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vulave”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel