Gjirokastër/ Theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe tentoi të vidhte një makinë, arrestohet 27-vjeçari

23/11/2023 12:33

Një 27-vjeçar i cili ishte në kërkim pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, është vënë në pranga nga policia, në momentin kur po vidhte një automjet në Gjirokastër.

27-vjeçarit nga Ksamili i ishte caktuar nga Gjykata e Sarandës, masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”. 27-vjeçari H.M u kap në vendin e quajtur “Ura e Lumit” në Gjirokastër, afër një karburanti, duke vjedhur një automjet.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA