President i Rusisë, Vladimir Putin po merr pjesë on line në samitin e G20.
Putin tha se ne ‘duhet të mendojmë se si të ndalojmë luftën në Ukrainë pasi është një tragjedi”.
Ai tha se Rusia është e gatshme për bisedime, por fajësoi edhe një herë Ukrainën për mos vazhdimin e negociatave. Putin tha se ekziston një ligj në Ukrainë që ndalon bisedimet.
Të dyja palët u angazhuan më parë në negociata, por pak përparim u arrit pasi Rusia ka refuzuar të heqë dorë nga territori që ka marrë në Ukrainë, ndërsa Kievi dëshiron që të kthehet e gjitha toka e tij.
Që atëherë, Putin ka pohuar vazhdimisht se është gati për bisedime, por analistët besojnë se ai në fakt nuk ka gjasa ta bëjë këtë deri në rezultatin e zgjedhjeve në SHBA.
Kjo për shkak se zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 mund të ndikojnë në mbështetjen perëndimore për Ukrainën, me Donald Trump, i cili ka qenë shumë kritik për ofrimin e mbështetjes për Kievin, që pritet gjerësisht të fitojë nominimin republikan, sipas Sky News.
Top Channel