
22/01 18:25
Elton Ilirjani ka zhvilluar një fotesesion në Tepelenë, ku mori vëmendjen me veshjen e tij si shqiponjë.
Në fotot që ka shpërndarë, modeli pa gjini, sikurse ai e identifikon veten, duket me fustanellën e bardhë, jelekun e kuq dhe krahët e zinj të shqiponjës dykrenare, simbol i vendit tonë.
Veshjen, biznesmeni me origjinë shqiptare, e ka kompletuar me grimin dhe flokët të lyera kuq e zi.
Elementi më i rëndësishëm në fotot e tij, është natyra, teksa ka pozuar pranë disa urave e monumenteve të qytetit.
Top Channel