
Fishekzjarret ndriçuan qiellin e shtetit Shan të Mianmarit.
Festivali tradicional i fishekzjarreve, u rikthye pas një ndërprerjeje tre vjeçare nga pandemia e koronavirusit dhe trazirave të shkaktuara në këtë vend pas marrjes së pushtetit nga ushtria në vitin 2021.
Por ndryshe nga vitet e kaluara këtë vit, turmat e njerëzve u mbajtën larg për të evituar përplasjet. Ushtarët e maskuar qëndronin roje pranë një kamioni që bllokonte sinjalin në qytet. Gjithashtu një kolonë automjetesh shoqëroi personalitete vendase që ndoqi studentët duke performuar vallëzime të sinkronizuara.
Ndërkohë më zonën e spektatorëve përtej gardhit njerëzit u ulën mbi batanije në grupe të vogla të shpërndara. Por pas festës, në Mianmar përleshjet nisën sërish ndërsa trupat ushtarake ndërhynë për të shpërndarë protestuesit.
Top Channel