Më shumë se 200 refugjatë u zhvendosën nga plazhet e një ishulli të largët indonezian të mërkurën pas javësh të tëra në një varkë druri, pasi autoritetet refuzuan përpjekjet e vendasve për të shtyrë në det anëtarët e pakicës së persekutuar të Mianmarit.
Ardhjet e fundit bën që numri i komunitetit Rohingya të shkojë mbi 1000. Të dëshpëruar dhe të rraskapitur ata kanë zbritur në brigjet e provincës Aceh javën e fundit. Mijëra nga pakica kryesisht myslimane rrezikojnë jetën e tyre çdo vit duke bërë udhëtime detare nga kampet e refugjatëve në Bangladesh, shpesh me varka të dobëta, në përpjekje për të arritur në Malajzi ose Indonezi.
Grupi i fundit prej 219 refugjatësh, i cili përfshinte 72 burra, 91 gra dhe 56 fëmijë, mbërriti në qytetin Sabang në provincën perëndimore Aceh, rreth orës 23:00 të së martës. Por ata u refuzuan nga vendasit të cilët kërcënuan se do t’i kthenin në det.
Autoritetet lokale më pas ranë dakord për zhvendosjen e tyre me traget më vonë të mërkurën në një strehë të përkohshme në një ndërtesë të vjetër emigracioni në një nga qytetet më të mëdha të Aceh, tha agjencia e OKB-së për refugjatët
Top Channel