Inside Story/ U maskua si grua për ekzekutimin e “ushtarit” të Aldo Bares, ja pse Tafani nuk e përfundoi porosinë

22/11/2023 21:43

Për këtë punë ngarkoi qitësin Artan Tafani, të cilin mendoi që ta maskonte si grua. Fatmirësisht, Gina shpëtoi pasi Tafani nuk ju bind urdhrit të Laert Haxhiut.

Mes tyre kishte lindur një konflikt pak çaste para ekzekutimit. Kjo tregon se pavarësisht serisë së krimeve dhe brutalitetit që shfaqin, ata nuk veprojnë si profesionistë.

“Shkova tek një vend lartë varrezave të Lushnjës. Vesha një fund të zi grash të gjatë, një xhaketë blu pak të gjatë, maskë me fytyrë njeriu pa flokë të cilës i bëmë make up ku vendosëm qerpikë dhe vetulla se nuk kishte, një palë paruke të gjata ngjyrë të verdhë dhe atlete”, rrëfeu i penduari i drejtësisë, Artan Tafani.

Kështu i maskuar, Tafani bën një xhiro rreth lokalit dhe shquan shënjestrën të ulur në një tavolinë. Pak më tutje ishin dy persona të tjerë. Njëri prej tyre po e vëzhgonte gjithë kohën pasi i dukej person i dyshimtë. Në atë kohë Artan Tafani largohet pasi u ndje i kërcënuar se mund të zbulohej nga personi që e vëzhgonte me dyshim.

“Unë mund ta vrisja Rexhepin sepse kur kalova e kisha përballë por nuk doja. Kjo pasi Laerti më kishtë nxehur shumë gjatë rrugës kur më merrte në telefon dhe bërtiste e shante. Laertit I thashë që nuk ishte aty”, rrëfeu i penduari i drejtësisë, Artan Tafani.

Duke dyshuar te Tafani, Laerti komunikon me informatorin e tij në terren. Ai i tregoi se në të vërtetë Rexhep Gina ishte larguar. Kjo e beri që të besojë versionin e Tafanit. Nga rrëfimi i mëtejshëm i Artan Tafanit përforcohet më shumë fakti që Laert Haxhiu porosiste vrasje me pagesë. I tillë ishte edhe ekzekutimi i bërë në Peqin për një hakmarrje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA