Dita Arbëreshe dhe Samiti III i Diasporës organizohen sot dhe nesër në Tiranë. Pamjet e pallatit të Kongreseve, ku gjithçka është gati për të pritur këto dy evente i ka ndarë ministri për Evropën dhe Punët e jashtme, Igli Hasani

“Jemi gati për Ditën Arbëreshe dhe Samitin e 3-të të Diasporës! Një pikëtakimi me bashkatdhetarët tanë nga çdo cep i botës si një vlerë dhe pasuri të kombit. Do të jemi bashkë këto dy ditë, për të diskutuar dhe kontribuar në çështjet më të rëndësishme që na prekin të gjithëve ne”, u shpreh Hasani në rrjetet sociale.

Përfaqësues dhe figura të njohura të komunitetit arbëresh, studiues dhe historianë do të mblidhen në Tiranë për të diskutuar në panele, të cilat fillojnë mëngjesin e datës 22 nëntor për të vijuar me sesionin plenar që nis në orën 16:00 në Pallatin e Kongreseve. Gjatë këtij takimi do të jepen edhe çmimet “Shqiponja e artë” për disa personalitete.

Samiti do t’i drejtohen me mesazhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe Kryeministri Edi Rama.

Punimet e dy aktiviteteve të rëndësishme, kryeminsitri Rama i përshëndeti edhe përmes një statusi në rrjet, ku u shpreh se “zemrat e kuqezi të diasporës rimblidhen këtë herë me arbëreshët në qëndër për t’u mikëpritur nga yje si Ardit Gjebrea, Ndricim Xhepa, Elsda Lila, Luiza Gega, Elhaida Dani bashkë me artistët e “Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor”.

Në të gjithë Italinë, sot njihen zyrtarisht 50 komunitete arbëreshe që nuk e kanë harruar vendin e të pareve si dhe ruajnë të gjalla zakonet e tyre të pasura, si gjuhën, veshjet, festat, traditat, ritet e besimet e paraardhësve të tyre.

Ndërkohë që nesër në Seancën Plenare të Samitit do të jenë të pranishëm përfaqësues të lartë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe mbi 2 mijë bashkatdhetarë nga diaspora.

Diaspora shqiptare është katalizator i ndryshimit dhe faktor në zhvillimin e shoqërisë në Shqipëri dhe ka një rol të rëndësishëm në promovimin e produkteve shqiptare dhe mësimin e gjuhës shqipe te brezat e rinj në vendet ku ata jetojnë dhe punojnë.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA