Pak ditë na ndajnë nga Parada e Shqiptarëve më 28 nëntor. Kryetari i Bashkisë Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari fton të gjithë qytetarët e tij që t’i bashkohen këtij eventi madhështor.
Videomesazhin e ka postuar kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në rrjetet sociale, ku shkruan se mezi i pret të gjithë në Tiranë më 28 Nëntor.
“Këtë vit të gjithë qytetet shqipfolëse, 28 nëntorin e festojmë ndryshe. Qyteti jonë me kulturën e vet të pasur iliro-shqiptare 2500-vjeçare, do të përfaqësohet nga dy shoqatat tona folklorike në festivalin e madh mbarëshqiptar në qytetin e Tiranës. Ftoj të gjithë qytetarët e Ulqinit që të marrin pjesë në paradën madhështore të shqiptarëve me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Shihemi me 28 nëntor në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë ku vlerat kulturore të qytetit tonë do të prezantohen me krenari”, shprehet Bajraktari në videomesazh.
Top Channel