Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në luftën Izrael-Hamas.
Në një intervistë për CNN, shefi i ndihmës së OKB-së, Martin Griffiths tha se do të mirëpriste një pauzë në luftimet që organizata të jetë në gjendje të marrë më shumë ndihmë në Gaza.
“Ne kemi bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, i cili është një ndalim afatgjatë i luftimeve, por kjo nuk do të thotë se ne nuk do të shfrytëzojmë mundësinë kur luftimet të ndalojnë për të marrë më shumë ndihmë nga jashtë për Gazan”, tha Griffiths.
Komenti i Griffith vjen pasi burimet i thanë CNN se një marrëveshje për lirimin e pengjeve nga Hamasi në këmbim të një pauze në luftimet në Gaza mund të shpallet nga momenti në moment sot.
“Këtë herë duket se ka shumë më shumë gjasa se sa ka qenë në javët e kaluara. Nga ajo çfarë shihet duket se do të ketë këtë lëshim dhe një ndalim të lidhur të luftimeve për një numër të caktuar ditësh”, tha zyrtari i OKB-së.
Griffiths e ka përshkruar krizën humanitare në Gaza “më të keqen” që ka parë gjatë karrierës së tij të gjatë në OKB duke punuar në shumë zona lufte. Ai vazhdoi duke përshkruar skenat në Gaza një “kërdi të plotë”.
“Askush nuk shkon në shkollë në Gaza, askush nuk e di se cila është e ardhmja e tyre. Spitalet janë bërë vende lufte, jo kurimi. Jo, nuk mendoj se kam parë diçka të tillë më parë”, tha Griffiths.
Top Channel