I dënuar me 11 vite burg në Milano, arrestohet 47-vjeçari në Durrës! Do të ekstradohet dejt Italisë
21/11/2023 12:49
Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Durrës provizorisht, për tu ekstraduar.
Në pranga ra Dashamir Koka, 47 vjeç. Gjykata e Apelit e Milanos e ka dënuar 47-vjeçarin, me 11 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, “Tortura”, “Rrëmbimi i personit” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, të parashikuara nga Kodi Penal italian.
Nga dënimi i plotë, Dashamir Kokës i kanë mbetur për të vuajtur 10 vjet, 3 muaj dhe 13 ditë burgim.
Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët, për të kryer ekstradimin e shtetasit Dashamir Koka, në Itali.
Top Channel