Shenjat në të cilat Merkuri retrogradë do të ketë ndikimin më të madh deri më 3 janar 2024 duhet të kenë kujdes nga e kaluara.
Mërkuri, planeti i komunikimit, analizës dhe udhëtimit, kur kthehet në retrogradë te Bricjapi, mund të ndikojë në mënyrën se si ne mendojmë, komunikojmë dhe planifikojmë. Gjatë kësaj periudhe ka mundësi që të ketë keqkuptime në komunikim. Njerëzit mund të kenë një tendencë për t’u shprehur në mënyrë impulsive ose pa menduar mjaftueshëm, gjë që mund të çojë në konfuzion ose keqkuptim.
Bricjapi është serioz, i përgjegjshëm dhe i fokusuar te qëllimet. Gjatë Merkurit retrogradë në këtë shenjë mund të pritet rritje e seriozitetit në komunikim. Njerëzit mund të jenë të prirur të marrin në konsideratë temat në thellësi dhe të shprehin mendimet e tyre. Bricjapi është i lidhur me aspektet e biznesit dhe karrierës së jetës. Mërkuri retrogradë në këtë shenjë mund të sjellë nevojën për të rishikuar planet e biznesit, objektivat dhe strategjitë. Mund të ketë nevojë për të rishqyrtuar rrugët dhe qëllimet profesionale.
Bricjapi është një shenjë e përgjegjshme, ndaj gjatë kësaj periudhe mund të presim rritje të përgjegjësisë në komunikim. Është e rëndësishme të jeni të kujdesshëm në të shprehurit dhe të merrni përgjegjësi për fjalët dhe veprimet tuaja. Mërkuri retrogradë shpesh sjell një mundësi për introspeksion.
Tek Bricjapi, kjo mund të përfshijë analizimin e veprimeve të së kaluarës, veçanërisht në kontekstin e karrierës dhe ambicieve. Reflektimi mbi vendimet e kaluara mund të ndihmojë në vendosjen e themeleve për veprimet e ardhshme. Bricjapi është i lidhur me autoritetin dhe strukturën. Gjatë Merkurit retrogradë, mund të ketë sfida në komunikimin me figurat e autoritetit ose eprorët. Mërkuri retrogradë do të sjellë probleme komunikimi për të gjitha shenjat dhe do të godasë më shumë Dashin, Bricjapët, Peshoret dhe Gaforret.
Top Channel