Gjermania “bie nga fiku”/ Jo më vend shpikjesh, prapa me teknologjinë e re!

20/11/2023 08:40

Gjermania konsiderohej për shumë kohë vend lider sa i takonte shpikjeve të reja.

Por tani, motori ekonomik i Europës ka rënë në  vendin e pestë në botë për nga numri i patentave, e duket se ka mbetur prapa sidomos kur bëhet fjalë për teknologjitë e reja. Vendi sipas ekspertëve nuk po ofron më kushte e farvoshme që garantonte dikur për sipërmarrësit inovatorë.

“Le të themi, këtu duhen javë të tëra për të marrë të gjitha miratimet për krijimin e një kompanie. Në vendet e tjera mbaron brenda një dite”, thonë ata, duke shpjeguar se burokracia e tepërt shkurajojnë kompanitë e reja, madje edhe inovacionet. Vitin e kaluar, në Gjermani janë regjistruar 57.214 patenta, që është 16 për qind më pak se pesë vjet më parë. Në nivel ndërkombëtar, Koreja e Jugut e ka kaluar Gjermaninë që zbriti e pesta në renditje.

Shumica e patentave tani vijnë nga Kina, Shtetet e Bashkuara dhe Japonia. Në botë, numri i patentave në fushën e elektroteknikës është rritur, ndërsa numri i shpikjeve në industrinë e automjeteve, që tradicionalisht është motori i begatisë gjermane, është në rënie. Në fushën e teknologjive dixhitale duket se Gjermania nuk qëndron mirë në krahasimin ndërkombëtar.

Ajo është ende një vend shpikjesh, por në industritë në zhvillim, të tjerët e kanë kapërcyer. Një nga arsyet për këtë duket se lidhet me faktin që korporatat e mëdha të internetit nga Shtetet e Bashkuara dhe Azia investojnë shumë më tepër në kërkime sesa ato europiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA