Autoritetet në Kosovë njoftuan se tetë zyrtarë të Doganës së Kosovës dhe një pjesëtar i Policisë Kufitare janë arrestuar gjatë aksionit të sotëm në veri të Kosovës, nën dyshimet për shpërdorim të detyrës dhe marrje të ryshfetit.

“Prokuroria Speciale njofton se kontrolli është bërë me qëllim të mbledhjes së provave dhe ndalimit të nëntë (9) zyrtarëve të dyshuar për veprat penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ dhe ‘’Marrja e ryshfetit”. Dyshimet janë bazuar në një hetim të gjatë të udhëhequr nga Prokuroria Speciale dhe të zbatuar nga Dogana e Kosovës dhe Inspektorati Policor, pasi që nën hetime ka qenë i përfshirë edhe një zyrtar policor”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Gjatë aksionit janë mbledhur prova e sekuestruar mjete të ndryshme.

“Po ashtu, nga ky aksion janë sekuestruar sende tjera të rëndësishme për procedurë të mëtutjeshme hetimore si: Njëzet (20) plomba zyrtare të Doganës së Kosovës, Dhjetë (10) telefon së bashku me katër (4) sim kartela, Një pistoletë e kalibrit 9 mm me tre karikator dhe 9 fishek, me leje, Gjashtëmbëdhjetë (16) copë municion jo zyrtar”, bëjnë të ditur institucionet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA