Sipas MeteoAlb, një sistem frontal do të sjellë në territorin Shqiptar mbizotërim të vranësirave dhe shirave ku më të theksuara do të jenë në skajin Verior-verilindor të vendit.

Orët e pasdites do të sjellin zhvillim të mëtejshëm të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë territorin e vendit ku më të konsiderueshme reshjet do të jenë në veri dhe verilindje të territorit.

Në zonat malore në lartësinë mbi 900 metra do të shfaqen reshje të pakta dëbore. Parashikohet që reshjet të mbeten prezent deri në orët e vona të natës kur pritet dobësim i intensitetit të tyre.

Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 24°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA