Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së/ Ish i dërguari i posaçëm i SHBA në Kosovë: Nuk besoj dhe as kam dëgjuar që Thaçi të ketë urdhëruar aktivitete të paligjshme
Disa organizata të shoqërisë civile në Kosovë reaguan kundër vendimit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për kthimin e Nexhat Krasniqit në pozitën e Drejtorit të Departamentit të Infrastrukturës Rrugore
Në fillim të nëntorit, DASH-i e vendosi Krasniqin në listën e personave të sanksionuar. Kjo lëvizje ndaj ish drejtorit të Departamentit të Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, u bë sipas mediave vendase, për shkak të përfshirjes në korrupsion. Sipas DASH-it, në cilësinë e zyrtarit përgjegjës për krijimin dhe mbikëqyrjen e kontratave të prokurimit, ai kishte keqpërdorur pozitën e tij publike “duke pranuar ryshfet në këmbim të dhënies së kontratës për lejimin e ndërtimit të parkut industrial në komunën e Drenasit”.
“Integriteti dhe kredibiliteti i qeverisjes në një shoqëri demokratike të cilën e aspiron Republika e Kosovës dëshmohet duke ndërtuar dhe zbatuar vlera dhe standarte që promovojnë sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë. Llogaridhënia dhe qeverisja me duar të pastra nuk e duron rehabilitimin e figurës së personave të cilët kanë qenë të përfshirë në afera korruptive dhe që janë subjekt i sanksioneve nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shtet mik i Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e organizatave.
Shtatorin e vitit 2015, Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte pranuar se Nexhat Krasniqi, se në cilësinë e zyrtarit publik kishte marrë ryshfet për ngritjen e parkut në fjalë. Organizatat që shprehën publikisht pakënaqësinë e tyre janë Instituti i Kosovës për Drejtësi, Iniciativa për Progres INPO dhe Lëvizja FOL.
Top Channel