Magjistarët kanë më pak gjasa të përjetojnë sfida të shëndetit mendor, sesa krijuesit e tjerë, sipas një studimi të ri.
Studiuesit në Universitetin Aberystwyth thonë se ka prova në rritje të një lidhjeje midis këtyre sfidave dhe krijimtarisë, sipas Sky News.
Por hulumtimi i ri i udhëhequr nga universiteti është publikuar në revistën BJPsych Open, i cili tregon se magjistarët janë “një përjashtim”.
Në studim u matën tiparet psikologjike të 195 magjistarëve dhe 233 njerëzve nga popullata e përgjithshme.
Këto u krahasuan më pas me të dhënat nga grupe të tjera krijuese, duke përfshirë artistë, muzikantë dhe humoristë.
Magjistarët kishin më pak gjasa të kishin përvoja të pazakonta, të tilla si halucinacione, krahasuar me të gjithë krijuesit e tjerë.
Profilet e shëndetit mendor të magjistarëve u zbuluan se ishin më të ngjashme me ato të matematikanëve dhe shkencëtarëve.
Dr Gil Greengross nga Departamenti i Psikologjisë në Universitetin Aberystëyth tha se kishte pasur një “perceptim të zakonshëm që shumë njerëz krijues kanë sëmundje mendore”.
“Ky është studimi i parë që tregon një grup krijues me rezultate më të ulëta në tiparet psikotike sesa popullata e përgjithshme”, tha ai.
“Hulumtimi ynë tregon se anëtarët e të paktën një grupi krijues, magjistarët, nuk shfaqin nivele më të larta të çrregullimeve mendore. Rezultatet tregojnë se lidhja midis krijimtarisë dhe psikopatologjisë është më komplekse sesa mendohej më parë.”
Top Channel