Kina ka filluar të përdorë rrjetin e avancuar të internetit, i cili pritet të ofrojë një shpejtësi më të madhe të lundrimit në internet, sesa rrjetet e tjera.

Prodhuesit kinezë të teknologjisë, Huawei dhe China Mobile, në partneritet me Universitetin “Tsinghua” të Pekinit, publikuan zyrtarisht këtë javë, rrjetin e “së ardhmes”, i cili mbështet edhe rrjetin 5G .

Sipas prodhuesit kinez të teknologjisë “Huawei”, nëpërmjet tij mund të navigohet në internet me një shpejtësi 1.2 terabits ose 1200 gigabits në sekondë dhe është aq i shpejtë sa mund të shkarkohen 150 filma në një njësi kohe.

Wu Jianping, një profesor në departamentin e shkencës dhe teknologjisë kompjuterike në Universitetin Tsinghua, i cili po mbikëqyr projektin, e cilësoi rrjetin si më të avancuarin në botë.

“Kujtojmë se funksionimi i rrjetit ka nisur dy vite më parë nga sa ishte parashikuar nga ekspertët, pasi u testua fillimisht gjatë verës së këtij viti dhe rezultatet ishin mahnitëse”, u shprehën gjigantët e teknologjisë kineze, në mbyllje të deklaratës për shtyp.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA