Këshilli i Sigurimit të OKB miraton rezolutën/ Pauza humanitare në Gaza, Shqipëria votoi pro, abstenon SHBA!

16/11/2023 09:06

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara i dha dritën jeshile rezolutës së parë që nga shpërthimi i luftës Izrael-Hamas.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara i dha dritën jeshile rezolutës së parë që nga shpërthimi i luftës Izrael-Hamas.

Dokumenti bën thirrje për “pauza urgjente dhe të zgjatura humanitare” në Gaza, me qëllimin të ndihmohen civilët palestinezë në krizën e përshkallëzuar prej sulmeve ajrore dhe tokësore izraelite. 12 vende votuan pro rezolutës, mes tyre edhe Shqipëria. Nuk pati asnjë votë kundër, ndërsa Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Rusia abstenuan.

Arsyeja e abstenimin të SHBA-së e Britanisë së Madhe ishte dështimi i rezolutës për dënimin e sulmit të përgjakshëm të Hamasit ndaj Izraelit në 7 tetor. Rusia nga ana tjetër zgjodhi të abstenonte për shkak të dështimit të rezolutës për të kërkuar një armëpushim humanitar, të cilin Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara e kundërshtojnë. Drafti përfundimtar ishte me tone të zbutura duke kaluar nga kërkesa tek thirrja për pauza humanitare dhe për “lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe grupet e tjera”. Rezoluta e sponsorizuar nga Malta, arriti të kapërcejë dallimet serioze që e kishin penguar këshillin të miratonte katër rezolutat e mëparshme.

Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së janë ligjërisht të detyrueshme, ndryshe nga rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme, por në praktikë shumë palë zgjedhin të shpërfillin kërkesat e këshillit. Izraeli reagoi menjëherë përmes ambasadorit në OKB, Gilad Erdan, i cili e quajti rezolutën të shkëputur nga realiteti dhe të pakuptimtë” dhe kritikoi dështimin e këshillit për të dënuar Hamasin.  “Izraeli do të vazhdojë të veprojë derisa Hamasi të shkatërrohet dhe pengjet të kthehen”, u shpreh ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA