![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/vlcsnap-2025-02-12-22h39m36s755_sd-800x450.jpg)
12/02 23:01
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit, i cili përmes avokatëve të tij kërkoi që t’i hiqej sekuestroja e telefonit.
Masa e sekuestros është lënë në fuqi, kështu që telefoni i Malltezit mbetet në duart e SPAK. Javën e shkuar GJKKO vendosi rrëzimin edhe të kërkesës së Jamarbër Malltezit për shuarje të masës së vendosur.
Malltezi mbahet i arrestuar për akuzën e korrupsionit pasiv në lidhje me hetimet e nisura për dosjen “Partizani”.
Top Channel