“Stop dhunës”, mesazhi që përcollën për prindërit, mësuesit dhe bashkëmoshatarët e tyre nxënësit e shkollës “Besëlidhja”

15/11/2023 20:30

Dhuna dhe nevoja për denoncimin e saj ishin pjesë e prezantimit nga nxënësit e shkollës “Beselidhja” në Lezhë për bashkëmoshatarët e tyre, prindërit e mësuesit.

Ata sollën një tablo të plotë të kësaj drame që shfaqet në familje, shkollë e shoqëri, si një plagë që duhet të shërohet me përfshirjen e të gjithëve dhe që prek drejtpërdrejtë edhe fëmijët. Për mësuesen Alketa Bejtja, kjo situatë tek fëmijët nuk duhet t’u lihet vetëm mësuesve, por duhet edhe edukimi në familje.

Drejtori Rajonal i Arsimit në Lezhë, Hasan Muça, tha në këtë aktivitet se çdokush duhet të denoncojë dhunën duke u larguar nga steriotipi i trashëguar që nga diktatura për ta fshehur diçka të tillë. Edhe për psikologen, Lindita Prenga, dhuna duhet të denoncohet nga secili pavarësisht sesa është i përfshirë.

Skenari i dramës që u vu në skenë, fjalët e përdorura dhe mesazhet e përcjella ishin hartuar nga vetë nxënësit e shkollës “Besëlidhja”. Pjesë e këtij aktiviteti të veçantë, shumë domethënës e sensibilizues u realizua nga nxënësit e klasës së 7-të në shkollën “Besëlidhja” nën kujdesin e mësueses së tyre Alketa Bejtja, ndërsa u përfshinë Asia Koka e Patrik Zefi si prezantues, ndërsa si aktorë të drames ishin Ester Pulaj, Emanuele Jaku, Amelia Skandaj, Irinela Tusha, Lisjona Doda, Alba Pera etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA