Strasburgu dënon Shqipërinë për “21 Janarin”/ Avokati Dorjan Matlija: Nëse shteti nuk i qëndron marrëveshjes, do ndërmarrim hapat ligjorë edhe për tre viktimat e tjera

14/11/2023 15:02

Duke përmendur një seri shkeljesh që shteti, Garda e Republikës, por edhe organet e drejtësisë reflektuan për hetimin e 21 janarit 2011, Gjykata e Strasburgut i tërheq vëmendjen autoriteteve për mos zbardhjen e vrasjes së Aleks Nikës.

Në vendimin e saj, Gjykata e të Drejtave të Njeriut që u vu në lëvizje nga familja Nika konsideron fajtor shtetin për vrasjen  e demonstruesit, i cili humbi jetën në Turqi.

Ndërkohë që tre të tjerët Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Ziver Veizaj u vranë në bulevard në të njëjtën protestë. Gjykata vlerëson se shteti dështoi të kontrollojë ngjarjen dhe përdori forcë vdekjeprurëse. Jo vetëm kaq, por GJEDNJ prek për herë të parë edhe përgjegjësit e akteve të dhunës dhe shkeljen e çdo të drejte, për të cilën duhet të ketë përgjegjës.

Në fakt, për 21 Janarin, gjyqësori vendas ka shpallur fajtor vetëm ish-shefin e Gardës Ndrea Prendi dhe Agim Llupon, njëri i dënuar me 1 vit burg e tjetri me 3. Strasburgu këmbëngul se ekziston nevoja për hetime të paanshme, të besueshme dhe të plota, ndërkohë që në 2019 , e njëjta gjykatë u shpreh edhe për vrasjen e Dedës, Myrtaj dhe Veizaj të shpallur dëshmorë për të cilët shteti shqiptar premtoi rihapje të hetimit. Tani që Strasburgu flet sërish për vrasjen që vijon të jetë pa autor, avokati Matlija që ka përfaqësuar të afërmit e tre dëshmorëve shpjegon çdo të thotë ky vendim.

“Ky vendim do të thotë jo vetëm hetim i vrasjes që nuk është parashkruar, por edhe të gjenden përgjegjësit e dhunës dhe veprimeve të tjera”, shprehet avokati Dorjan Matlija.

Matlija paralajmëron në emër të familjarëve të tre të vrarëve të tjerë, se nëse shteti shqiptar nuk i qëndron marrëveshjes, ata do të ndërmarrin hapat që u garanton ligji.

“Do të njoftojmë Komitetin e Ministrave edhe për të tjerët sepse janë shkelur afatet dhe nuk kanë hetuar, shteti nuk ka zbatuar marrëveshjen”.

Më 21 Janar 2011, opozita e atëhershme socialiste thirri protestë pas videoskandalit Meta – Prifti, ku flitej për aferë korruptive. Protestuesit u mblodhën para Kryeministrisë, me thirrje kundër kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha. Protesta u mbyll me tragjedi e më tej hetimet u mbyllën me verdikte për vrasje nga pakujdesie. Për 12 vjet, familjarët kanë shprehur kundërshtime mbi hetimet, duke kulmuar me protestën para SPAK që i kërkuan hetim të 21 Janarit si krim shtetëror.

Me një çështje që stërzgjatet dhe zgjohet në çdo përvjetor, familjarët e 21 Janarit kërkuan që hetimet të drejtohen nga SPAK. Por, SPAK tha se çështja duhej hetuar nga e Tiranës përderisa dosja është e hapur nga kjo prokurori. Familjarët kundërshtuan në gjykatë duke këmbëngulur që hetimet të kryhen nga SPAK dhe morën dy humbje në të dyja shkallët. Tani çështja është në gjykatën e lartë dhe ende nuk ka një datë seance. Kërkesa që do të shqyrtohet është ajo, çështja të hetohet nga SPAK.

Top Channel

Mund t’i japë fund mbylljes së qeverisë brenda disa ditësh, Senati amerikan miraton projektligjin për financim
11/11 07:24
Prokuroria Themelore në Mitrovicë urdhëron ndërprerjen e numërimit të fletë votimeve në Qendrën Komunale në Komunën e Mitrovicës Mitrovicë, 11 nëntor 2025 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se ka urdhëruar që përkohësisht të ndërpritet procesi i mëtejmë i numërimit të fletë votimeve në Qendrën Komunale të Numërimit në komunën e Mitrovicës. Kjo ka ardhur si pasojë e raportimit të parregullsive të paraqitura që kanë rezultuar me ndërprerjen e votimit nga ana e komisionerëve, për shkak të numrave serikë të ndryshëm në disa fletëvotime, ku është aluduar për gabime teknike, e po ashtu ka pasur edhe pretendime se kemi të bëjmë me manipulim të qëllimshëm me fletë votime. Për këto arsyera, dhe me qëllim të shmangies të të gjitha dilemave, kjo urdhëresë vlen deri në marrjen e një përgjigje zyrtare nga operatori ekonomik që ka shtypur fletë votimet, e ku do të konfirmohet se a kemi të bëjmë me gabim teknik apo me manipulim të fletë votimeve, dhe varësisht nga përgjigja e marrë do të procedohet tutje.
11/11 07:07
Kuqezinjtë nuk e kanë të lehtë përballë Andorrës, specialistët e parashikimeve e mendojnë një fitore të ngushtë 0-1
11/11 07:00
Shkelja e procedurave për verifikimin e integritetit të gjyqtarit Asim Vokshi, Rakipllari sqaron në Top Story dokumentin me informacionin e klasifikuar
10/11 23:09
“Fokusi ishte në Tiranë, të tjerat u neglizhuan”/ Zgjedhjet në 5 bashki, analistët tregojnë pse dështoi PD: S’mund të dilnin me 3 mijë vota
10/11 22:55
EMRI/ Zbulohet identiteti, ja kush është shqiptari që dyshohet se u lidh dhe u dogj në një makinë në Greqi
10/11 22:46
BILETA Portokalli - Bileta