Një 31-vjeçar në Shkodër është nën hetim pasi përplasi dy të mitur.
Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme, në lagjen “Banja e Vogël”, ku me automjetin që drejtonte F. G., ka përplasur biçikletën me të cilën lëviznin 2 të miturit, 13 dhe 15 vjeç, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin 31 vjeçarin, banues në Shkodër”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu në Fushë Arrëz u arrestuan dy vëllezër, A. D., 30 vjeç dhe E.D., 32 vjeç, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel