Përgjithësisht, sapo blini një automjet dhe është i juaji, asgjë nuk mund t’ju ndalojë t’ia shisni dikujt tjetër. Por ky nuk është rasti i Tesla Cybertruck.

Tesla, ka vendosur disa kushte disa kushte për blerësit Cybertruck. Atyre do t’u kërkohet që të mos e shesin automjetit të paktë për një vit. Kushti është përfshirë në kontratën e shitblerjes e cila firmoset nga palët.

“Cybertruck fillimisht do të shitet në sasi të kufizuar. Ju pranoni që nuk do të shisni ose nuk do të përpiqeni ta shisni automjetin brenda vitit të parë pas datës së dorëzimit të automjetit tuaj”, shkruhet në kontratën e shitblerjes.

Natyrisht, shumë blerës entuziastë të makinës elektrike Cybertruck, e cila ende nuk ka dale në treg, kanë ngelur të shokuar nga ky kusht i cili është bërë publik së fundmi.

Ama, ekziston edhe një mënyrë që pronarët e Cybertruck, ta shesin automjetin sipas kushteve:

“Nëse ju duhet t’ia riktheni automjetin brenda vitit të parë pas datës së blerjes për ndonjë arsye të paparashikuar, ju duhet të njoftoni kompaninë e cila shqyrton arsyet e tua dhe Tesla e rimerr automjetin por me një çmim më të ulët nga çmimi fillestar. Nëse Tesla refuzon të blejë automjetin tuaj, ju mund ta rishisni automjetin tuaj tek një palë e tretë vetëm pasi të keni marrë aprovimin me shkrim nga Tesla”, bën me dije, gjiganti i makinave elektrike.

Ndërsa Tesla është treguar e ashpër sa i përket këtij aspekti, lind pyetja se çfarë do të ndodhë me një pronar të Cybertruck, që i anashkalon ose nuk është në dijeni të këtyre kushteve. Për këta persona është parashikuar masë me gjobë.

Por ka dhe një masë më të rëndë nëse gjoba nuk mjafton. Për klientët që sërish “nuk zënë mend” dhe e rishesin makinë që vitin e parë pa leje nga Tesla, kjo e fundit, “mund të refuzojë t’ju shesë automjetet e saja në të ardhmen”.

Kujtojmë se CEO i Tesla, tha muajin e kaluar se mbi 1 milion klientë kanë parapaguar për blerjen e Cybertruck-ut, kur të dalë në qarkullim. Kapaciteti prodhues i kompanisë rreth 125,000 makina në vit, ndërsa pritet të arrijë në 250,000 deri në vitin 2025.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA