Pesë raste të shitjes së kokainës dhe kanabisit janë zbuluar në Fier, ku kanë rënë në pranga tre persona dhe po ndiqen penalisht tre të tjerë.

Në pranga A. M., 30 vjeç dhe E. S., 37 vjeç, të dy banues në Fier, pasi nga kontrollet iu janë gjetur kokainë dhe kanabis që posedoheshin me qëllim shitjen në doza, si dhe fara kanabisi, 1 armë sportive, 1 peshore elektronike, celularë dhe shuma parash.

Nga operacioni ‘Tempulli’ u arrrestua edhe O. P., 36 vjeç, banues në Divjakë, pasi u kap në flagrancë, në Lushnjë, teksa shiste doza kokaine.

Po ndiqen penalisht; Y. V., 21 vjeç, banues në Fier,I. B., 18 vjeç, banues në Lushnjë dhe për një 17-vjeçar, banues në Lushnjë, pasi në 3 raste, u kapën në flagrancë, gjatë tentativave për të shitur në qytetet ku banonin, doza kanabisi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA