Një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Italisë është nënshkruar këtë të hënë në Romë në fushën e drejtësisë.
Sipas kësaj marrëveshjeje, pala italiane, e cila ka eksperiencë në trajtimin e korrupsionit, do të asistojë Drejtorinë e Përgjithshme të Antikorrupsionit në rrugëtimin drejt shndërrimit në një Agjenci Antikorrupsion në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, me fokus të veçantë parandalimin e korrupsionit, duke e shtrirë edukimin për këtë problematikë në të gjitha hallkat e sistemit arsimor të vendit tonë.
Kjo marrëveshje do t’i shërbejë drejtorisë antikorrupsion për trajnimin e kapaciteteve njerëzore me ekspertizën e shkëlqyer që ofrohet nga ANAC.
Kjo marrëveshje dy palëshe u nënshkrua nga Ministria e Drejtësisë dhe Agjencia Kombëtare Italiane Antikorrupsion.
Top Channel