Shkatërrohet rrjeti i trafikut të drogës në Itali/ Arrestohen 20 persona, gratë përdoreshin si “kavie” për të testuar kokainën Një show kremtues dritash zbukuroi kullat më të reja të bazilikës së famshme Sagrada Familia të Barcelonës, teksa atraksioni ikonë po i afrohet përfundimit 141 vjet pasi nisi ndërtimi i tij.
Dy të fundit nga katër Kullat e Ungjilltarëve, 135 metra të larta, struktura të kushtuara Mateut dhe Gjonit, u përfunduan në shtator me shtimin e figurave që përfaqësonin një bust njerëzor dhe një shqiponjë. Dy të tjerat, kushtuar Lukës dhe Markut dhe të kurorëzuara nga skulpturat e lopës dhe luanit, përfunduan që shkoi.
Kryepeshkopi i Barcelonës Juan Jose Omella i bekoi strukturat e reja të bazilikës përsa se të niste spektakli i dritave. Kullat do të jenë të tretat më të larta të bazilikës në moment që ajo do të përfundojë. Vetëm Kulla e Jezu Krishtit, e projektuar nga arkitekti i famshëm katalanas Antoni Gaudi për të qenë maja e ndërtesës, eshtë ende në ndërtim.
“Po e ndjek me kujdes evolucionin e kësaj kishe, dhe shoh që gjërat po lëvizin. Unë erdha për yllin dhe tani kemi 4 ungjilltarët, vërtet që po lëviz më shpejt”, u shpreh Ana Martinez, arkitekte nga Brazili.
Shpresat ishin që kulla e fundit të përfundojë në 2026-tën, vit që përkon me 100 vjetorin e vdekjes së Gaudit, ky ishte dhe objektivi i komitetit të ndërtimit të bazilikës, por plani i tij u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit. Tani, organizmi në fjalë thotë se Sagrada Familia “do të përfundojë në maksimumi 10 vjet” .
Top Channel