Bombardimet në Rripin e Gazës/ Izraeli kërkon të evakuojë foshnjat premature në spitale

12/11/2023 12:32

Luftimet e ashpra midis forcave izraelite dhe Hamasit bllokuan mijëra njerëz në spitalet e Gazës të dielën, me mjekët dhe punonjësit ndihmës që paralajmërojnë se pacientët do të vdesin në objektet e gjymtuara nëse nuk ka një pauzë në betejë.

Flakët e shndritshme ndriçuan qiellin e natës mbi qytetin e Gazës dhe shpërthimet bënë jehonë në të gjithë qytetin, ndërsa fushata ajrore dhe tokësore e Izraelit për të shkatërruar Hamasin solli luftën në qendrat kryesore shëndetësore.

Në spitalin më të madh në Gazën Veriore, Al-Shifa dy foshnja vdiqën në njësinë neonatale pasi energjia elektrike e inkubatorëve u ndërpre dhe një burrë gjithashtu vdiq kur ventilatori i tij u mbyll.

Mjekët pa Kufij, një shoqatë humanitare, që po jep ndihmë në Gaza tha se nëse gjakderdhja nuk ndalon me një armëpushim ose minimalisht me evakuim mjekësor të pacientëve, spitalet do të kthehen në një morg.

Ushtria izraelite mohoi se spitali ishte nën rrethim, por pranoi se po lufton në zonë. Ushtria ka bërë me dije se ana lindore e spitalit është e hapur për kalimin e sigurt të atyre që duan të largohen. Izraeli akuzon Hamasin për përdorimin e tuneleve nën spital si qendër komande, gjë që armiku i tij e mohon.

Mijëra palestinezë vazhdojnë të ikin në jug, me shpresën për të gjetur strehim dhe siguri nga luftimet më intensive dhe sulmet ajrore në Rripin verior të Gazës. Egjipti pritet të hapë sot kufirin ën Rafah për kalimin e palestinezëve. Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka refuzuar sërish thirrjet për armëpushim, duke thënë se lufta do të vazhdojë derisa Hamasi të shkatërrohet dhe të gjithë pengjet e tij të lirohen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA